Bindja Demokratike nuk bëri asgjë më shumë se një qytetar i zakonshëm Ditën e Verës në Elbasan.
Megjithatë, Astrit Patozi apo Rudina Hajdari e Nismës “Thurje” bënë diferencën nga incidenti i krijuar nga militantët e dy forcave kryesore politike në vend.
“Ata që u kacafytën i dhanë një provë tjetër Shqipërisë se përfaqësojnë politikën e degraduar të dekadave të fundit, e cila nuk mund të jetë zgjidhja, por është problemi. Ndaj edhe është fare pa vlerë përpjekja e tyre për t’ia hedhur fajin njëri-tjetrit, sepse janë njësoj si në mendësi, ashtu edhe në sjelljen e vet politike”, tha ai.
Me këtë detaj, Patozi hapi fushatën e Bindjes Demokratike në Elbasan për të thënë se kjo forcë politike po shkon në këto zgjedhje si alternativa e tretë për shqiptarët.
“Projekti ynë transformues, integriteti i lartë moral dhe politik i 153 kandidatëve, si dhe lista 100 përqind e hapur, na bëjnë të jemi oferta më e mirë për shqiptarët në këto zgjedhje”, tha ai.
Gjatë takimit, kandidatët firmosën një deklarate për respektimin e listës së hapur, ku të gjithë kandidatët firmosin, që mandati i shkon atij që merr më shumë vota preferenciale se të tjerët, pavarësisht renditjes në listë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje