Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, i cili në një intervistë televizive e quajti atë një “vrasës”, numri një i Kremlinit, Vladimir Putin, i uron “shëndet”.
Presidenti rus, sqaron në këtë mënyrë, se tani e tutje, Moska do të bashkëpunojë me Uashingtonin, por vetëm “në kushtet që ne i konsiderojmë të dobishme për veten tonë. Dhe ata, do të duhet ta marrin këtë parasysh”.
Rusët, thekson ai, kanë “një kod tjetër gjenetik, kulturor dhe moral”, por ata dinë “si të mbrojnë interesat e tyre”.
“Kur gjykojmë njerëz të tjerë, apo edhe shtete të tjera, kombe të tjera, – shpjegoi Putini, duke folur për deklaratat e Bidenit ndaj tij, – ne e shikojmë veten në një pasqyrë. Ne e shohim veten tonë, sepse ne gjithmonë transferojmë atë që jemi tek personi tjetër”.
“Mbaj mend kur ishim të vegjël, kur grindeshim, thoshim: ‘kushdo që e thotë, e di se është vetë’. Dhe nuk është rastësi, nuk është thjesht një thënie për fëmijët, një shaka: ekziston një kuptim shumë i thellë psikologjik në këtë”, -shtoi Putini.
“Ne gjithmonë i shohim cilësitë tona tek një person tjetër dhe mendojmë se ai është si ne dhe bazuar në këtë gjë, ne japim vlerësimin tonë në përgjithësi”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje