Futboll

Liga e Kampionëve/ Shorti përball Bajernin me PSG-në, Reali ndaj Liverpulit

Përplasje mjaft të forta që në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, me dy sfida që ngjajnë si finale të parakohshme. Në selinë e UEFA-s në Nion është hedhur shorti dhe goglat kanë sjellë sfida mjaft interesante, ku veçohen Bajern Mynih-PSG dhe Real Madrid-Liverpul.

Me fat Mançester Siti i Guardiolës, që do të përballet me Borusia Dortmund, kurse Çelsi do të ketë si kundërshtar Porton, që eliminoi Juventusin. Nuk do të kemi asnjë derbi, pasi shorti nuk ka vënë përballë njëra-tjetrës asnjë nga skuadrat e të njëjtit vend.

Katër sfidat e çerekfinaleve të Championsit. Gazeta Si, 19 mars 2021

Ndeshjet e para të fazës çerekfinale do të luhen në datat 6 dhe 7 prill, kurse ndeshjet e kthimit në datat 13-14 prill. Finalja e kompeticionit më të rëndësishëm europian në rang klubesh do të luhet në Stamboll, më 29 maj.

Katër sfidat e çerekfinaleve
Mançester Siti-Borusia Dortmund
Porto-Çelsi
Bajern Mynih-PSG
Real Madrid-Liverpul


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë