Përplasje mjaft të forta që në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, me dy sfida që ngjajnë si finale të parakohshme. Në selinë e UEFA-s në Nion është hedhur shorti dhe goglat kanë sjellë sfida mjaft interesante, ku veçohen Bajern Mynih-PSG dhe Real Madrid-Liverpul.
Me fat Mançester Siti i Guardiolës, që do të përballet me Borusia Dortmund, kurse Çelsi do të ketë si kundërshtar Porton, që eliminoi Juventusin. Nuk do të kemi asnjë derbi, pasi shorti nuk ka vënë përballë njëra-tjetrës asnjë nga skuadrat e të njëjtit vend.

Ndeshjet e para të fazës çerekfinale do të luhen në datat 6 dhe 7 prill, kurse ndeshjet e kthimit në datat 13-14 prill. Finalja e kompeticionit më të rëndësishëm europian në rang klubesh do të luhet në Stamboll, më 29 maj.
Katër sfidat e çerekfinaleve
Mançester Siti-Borusia Dortmund
Porto-Çelsi
Bajern Mynih-PSG
Real Madrid-Liverpul
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje