Pavarësisht kritikave të shumta nga organizatat botërore se Turqia po anashkalon të drejtat e njeriut dhe vlerat demokratike, Presidenti Erdogan merr një tjetër vendim duke e larguar vendin nga një marrëveshje ndërkombëtare e cila synon të mbrojë të drejtat e grave, duke shkaktuar protesta masive në Stamboll,
Marrëveshja e Këshillit të Evropës, u zotua të parandalojë dhe eleminojë dhunën në familje dhe të promovojë barazinë. Shumë konservatorë në Turqi shprehen se pakti minon strukturat e familjes.
Ata kundërshtojnë parimin e barazisë gjinore në Konventën e Stambollit dhe e shohin si promovim të homoseksualitetit, duke pasur parasysh parimin e tij të mos-diskriminimit për shkak të orientimit seksual.
Aty thuhet se burrat dhe gratë kanë të drejta të barabarta dhe i detyron autoritetet shtetërore të ndërmarrin hapa për të parandaluar dhunën me bazë gjinore ndaj grave, për të mbrojtur viktimat e dhunës dhe për të ndjekur penalisht autorët e krimit.about:blank
Vendimi i Turqisë u përshkrua nga Këshilli i Evropës si “shkatërrues” ne përpjekjet për të luftuar dhunën në familje, kritikët shprehen se ky vendim e mban Ankaranë larg nga vlerat e Bashkimit Evropian.
Grupe të caktuara kanë bërë thirrje për protesta për të kundërshtuar vendimin. Turqia ishte vendi i parë që nënshkroi “Konventën në një komitet të ministrave që u takuan në Stamboll në 2011. Ligji hyri në fuqi në 2014 dhe kushtetuta e Turqisë thotë se marrëveshjet ndërkombëtare kanë forcën e ligjit.
Por Erdogan fitoi kompetenca gjithëpërfshirëse me rizgjedhjen e tij në 2018 dhe ministrja e Punës u shpreh se të drejtat e grave mbrohen nga kushtetuta e vendit.
Turqia nuk është vendi i parë që largohet nga marrëveshja , edhe Polonia e ka cilësuar tepër liberale. Turqia nuk mban statistika zyrtare mbi vrasjen e grave.
Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë treguar se 38% e grave në Turqi janë subjekt i dhunës nga një partner gjatë jetës së tyre, krahasuar me rreth 25% në Evropë.
Ankara ka marrë masa të tilla si etiketimi i individëve të njohur për përdorimin e dhunës dhe krijimi i një aplikacioni smartphone për gratë për të lajmëruar policinë. Një total prej 77 gra janë vrarë që nga fillimi i vitit, dhe 409 u vranë në vitin 2020.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje