Bota

Turqia tërhiqet nga traktati që mbron gratë nga dhuna

Pavarësisht kritikave të shumta nga organizatat botërore se Turqia po anashkalon të drejtat e njeriut dhe vlerat demokratike, Presidenti Erdogan merr një tjetër vendim duke e larguar vendin nga një marrëveshje ndërkombëtare e cila synon të mbrojë të drejtat e grave, duke shkaktuar protesta masive në Stamboll,

Marrëveshja e Këshillit të Evropës, u zotua të parandalojë dhe eleminojë dhunën në familje dhe të promovojë barazinë. Shumë konservatorë në Turqi shprehen se pakti minon strukturat e familjes.

Ata kundërshtojnë parimin e  barazisë gjinore në Konventën e Stambollit dhe e shohin si promovim të homoseksualitetit, duke pasur parasysh parimin e tij të mos-diskriminimit për shkak të orientimit seksual.

Aty thuhet se burrat dhe gratë kanë të drejta të barabarta dhe i detyron autoritetet shtetërore të ndërmarrin hapa për të parandaluar dhunën me bazë gjinore ndaj grave, për të mbrojtur viktimat e dhunës dhe për të ndjekur penalisht autorët e krimit.about:blank

Vendimi i Turqisë u përshkrua  nga Këshilli i Evropës si “shkatërrues” ne përpjekjet për të luftuar dhunën në familje, kritikët shprehen se ky vendim e mban Ankaranë larg nga vlerat e Bashkimit Evropian.

Grupe të caktuara kanë bërë thirrje për protesta për të kundërshtuar vendimin. Turqia ishte vendi i parë që nënshkroi “Konventën në një komitet të ministrave që u takuan në Stamboll në 2011. Ligji hyri në fuqi në 2014 dhe kushtetuta e Turqisë thotë se marrëveshjet ndërkombëtare kanë forcën  e ligjit.

Por Erdogan fitoi kompetenca gjithëpërfshirëse me rizgjedhjen e tij në 2018 dhe ministrja e Punës u  shpreh se të drejtat e grave mbrohen nga kushtetuta e vendit.

Turqia nuk është vendi i parë që largohet nga marrëveshja , edhe Polonia e ka cilësuar tepër liberale. Turqia nuk mban statistika zyrtare mbi vrasjen e grave.

Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë treguar se 38% e grave në Turqi janë subjekt i dhunës nga një partner gjatë jetës së tyre, krahasuar me rreth 25% në Evropë.

Ankara ka marrë masa të tilla si etiketimi i individëve të njohur për përdorimin e dhunës dhe krijimi i një aplikacioni smartphone për gratë për të lajmëruar policinë. Një total prej 77 gra janë vrarë që nga fillimi i vitit, dhe 409 u vranë në vitin 2020.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë