Gjykata Administrative ka shtyrë me 5 ditë vendimin për lirimin e zyrave të Frymës së Re Demokratike (FRD).
Kreu i FRD-së, Sali Shehu tha se kërkesa e Bashkisë për të liruar zyrat është e jashtëligjshme, dhe se ai do të vijojë të bëjë fushatën për 25 prillin, në ambientet e kësaj selie
“Që në ditët e para, FRD-ja ka në statut paqen, mirëkuptimin, bashkëpunimin dhe respektimin e institucioneve, është në përputhje të plotë me filozofinë e një partie në një fushatë zgjedhore. BE ka hartuar një rezolutë që u bën thirrje organeve shtetërore dhe partive politike për qetësi, për një klimë që i duhet t’i shërbejë fushatës zgjedhore, kësaj rezolute FRD i përgjigjet me sjelljen e saj dhe këmbënguljen për t’i dhënë zgjidhje.
Ne kishim depozituar një kërkesë në Gjykatën Administrative për të ndaluar aktet e paligjshme të bashkisë dhe u vendos që të bashkohet me shqyrtimin e çështjes në themel, procedurë rutinë, ne e respektojmë, kjo kërkesë e jona e bashkuar me masën e sigurisë, do të shqyrtohet pas 5 ditëve. Jemi në fushatë zgjedhore, po vazhdojmë fushatën dhe FRD do ketë rezultate spektakolare dhe Aleanca për ndryshim me kryetarët e të cilëve kam pasur një kontakt me telefon. Veliaj të mos sillet si drejtues politik, por si kryetar i Bashkisë, ne jemi në rrugën e ligjit”, tha Shehu.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje