Politike

A do të lirohen zyrat e FRD apo jo? Administrativja shtyn vendimin me 5 ditë

Gjykata Administrative ka shtyrë me 5 ditë vendimin për lirimin e zyrave të Frymës së Re Demokratike (FRD).

Kreu i FRD-së, Sali Shehu tha se kërkesa e Bashkisë për të liruar zyrat është e jashtëligjshme, dhe se ai do të vijojë të bëjë fushatën për 25 prillin, në ambientet e kësaj selie

“Që në ditët e para, FRD-ja ka në statut paqen, mirëkuptimin, bashkëpunimin dhe respektimin e institucioneve, është në përputhje të plotë me filozofinë e një partie në një fushatë zgjedhore. BE ka hartuar një rezolutë që u bën thirrje organeve shtetërore dhe partive politike për qetësi, për një klimë që i duhet t’i shërbejë fushatës zgjedhore, kësaj rezolute FRD i përgjigjet me sjelljen e saj dhe këmbënguljen për t’i dhënë zgjidhje.

Ne kishim depozituar një kërkesë në Gjykatën Administrative për të ndaluar aktet e paligjshme të bashkisë dhe u vendos që të bashkohet me shqyrtimin e çështjes në themel, procedurë rutinë, ne e respektojmë, kjo kërkesë e jona e bashkuar me masën e sigurisë, do të shqyrtohet pas 5 ditëve. Jemi në fushatë zgjedhore, po vazhdojmë fushatën dhe FRD do ketë rezultate spektakolare  dhe Aleanca për ndryshim me kryetarët e të cilëve kam pasur një kontakt me telefon. Veliaj të mos sillet si drejtues politik, por si kryetar i Bashkisë, ne jemi në rrugën e ligjit”, tha Shehu.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë