Futboll

Fanella e re e Argjentinës tërbon tifozët: Meritojmë humbje me Brazilin në finale

“Të qëndrojmë bashkë, këto ngjyra na bashkojnë”. Janë këto fjalët e postuara në Tuiter nga Argjentina për prezantimin e fanellës së re të skuadrës për ndeshjet zyrtare. Ngjyrat klasike, por edhe ndonjë modifikim për t-shirt-in që lojtarë si Mesi, Dibala dhe kampionë të tjerë do të veshin shumë shpejt.

Lionel Mesi, Paulo Dibala, Rodrigo De Paul, Mariana Larrokuete, Milagros Menendez, Vanesa Santana, Nikolas Kapaldo dhe Julian Alvarez kanë marrë pjesë në videon e prazantimit të fanellës së re në rrjetet sociale, por ka një problem: uniforma e re nuk u pëlqen tifozëve. Pakënaqësia e tyre ka të bëjë me modifikimin e fanellës, veçanërisht “penelatat” e zgjedhura në tre tonalitete të ngjyrës së kaltër.

“Fanella më e keqe që kemi parë”, – shkruan dikush, duke kritikuar uniformën e re. “E tmerrshme”, “e shëmtuar”, – kanë shkruar të tjerë. Disa fansa madje kanë shkuar deri aty sa të urojnë edhe humbjen në ndeshjen me Brazilin, rivalin e përjetshëm të Argjentinës: “Meritojmë të mundemi nga Brazilin ë finale e Kupës së Botës, nëse luajmë me një fanellë të tillë”.

Komenti për humbje ndaj Brazilit. Gazeta Si, 23 mars 2021

Vetëm pak ditë më parë, marka e njohur “Le Coq Sportif” kishte zgjedhur pikërisht Argjentinën, duke propozuar një linjë për të nderuar fitimin e Botërorit të 1986-ës në Meksikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë