Politike

Kushtet e “Bindjes”: Taksë e sheshtë 10% për dy vjet dhe uljen e TVSH në 15%

Bindja Demokratike hyn në zgjedhjet e 25 prillit me synimin që të jetë forcë përcaktuese qeverisëse. Por cilat do të jenë kushtet e saj? Astrit Patozi ka publikuar programin e kësaj force politike duke kuptuar shumëçka mbi ato që do të kërkojë nëse do të kushtëzojnë qeverisjen.   

Në programin e Bindjes Demokratike dallon kërkesa për ndryshimet në Kushtetutë për prekjen e sistemit zgjedhor, ndryshime në Kodin Zgjedhor lidhur me numërimin e votave nga partitë kryesore në vend, masa më të larta ndëshkimore për krimet zgjedhore, hartimin e  një ligji të veçantë për referendumet.

Bindja Demokratike do të kërkojë gjithashtu zëvendësimin e tatimit progresiv me tatimin e sheshtë prej 10% për një periudhë kohore të paktën 2-vjeçare, me qëllim rimëkëmbjen e buxheteve familjare si dhe  uljen e TVSH nga 20% në 15%.

Kjo forcë politike kërkon gjithashtu një ligj të plotë për Teatrin si dhe rishikimin e reformës administrativo-territoriale.  


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë