Bindja Demokratike hyn në zgjedhjet e 25 prillit me synimin që të jetë forcë përcaktuese qeverisëse. Por cilat do të jenë kushtet e saj? Astrit Patozi ka publikuar programin e kësaj force politike duke kuptuar shumëçka mbi ato që do të kërkojë nëse do të kushtëzojnë qeverisjen.
Në programin e Bindjes Demokratike dallon kërkesa për ndryshimet në Kushtetutë për prekjen e sistemit zgjedhor, ndryshime në Kodin Zgjedhor lidhur me numërimin e votave nga partitë kryesore në vend, masa më të larta ndëshkimore për krimet zgjedhore, hartimin e një ligji të veçantë për referendumet.
Bindja Demokratike do të kërkojë gjithashtu zëvendësimin e tatimit progresiv me tatimin e sheshtë prej 10% për një periudhë kohore të paktën 2-vjeçare, me qëllim rimëkëmbjen e buxheteve familjare si dhe uljen e TVSH nga 20% në 15%.
Kjo forcë politike kërkon gjithashtu një ligj të plotë për Teatrin si dhe rishikimin e reformës administrativo-territoriale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje