Politike

Pse nuk ishte Berisha në hapjen e fushatës? Rama e ka një përgjigje

Mungesa e madhe që u vu re në hapjen e fushatës elektorale nga ana e Partisë Demokratike ishte ajo e kreut historik të saj, Sali Berisha.

As Selia Blu dhe as vetë ish-Kryeministri nuk kanë shpjeguar deri më tani këtë mungesë, por përgjigjen e ka Edi Rama.

“E patë ju atje atë?! A ishte atje?! Jo, nuk ishte sepse ai e di shumë mirë që ajo ishte një bombë”, deklaroi Rama.

Kryeministri ishte i ftuar në emisionin “Opinion” dhe me këto fjalë iu referua faktit që në hapjen e fushatës së Partisë Demokratike u grumbulluan me qindra qytetarë duke shkelur masat e vendosura anti-Covid.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë