Janë shtuar shpresat për lëvizjen e anijes së mallrave “Ever Given” që ka bllokuar prej ditës pas ngecjes në ujë kanalin e Suezit. Zyrtarët e kanalit thanë megjithatë se ishte bërë njëfarë progresi në zhbllokimin e saj shpresonin që anija të vazhdojë të jetë e bllokuar deri mbrëmjen e sotme. Ever Green është bllokuar në Kanalin e Suezit një nga rrugët me më shumë trafik në botë – që nga e marta, duke bllokuar në dy anët e kanalit më shumë se 300 anije.
Të Shtunën rreth 20,000 ton rërë u pastruan dhe 14 rimorkiatorë tërhoqën dhe shtynë Ever Green në mënyrë që ta zhvendosnin atë. Megjithëse baticat dhe erërat e forta ndërlikuan përpjekjet për të liruar anijen. Pamjet e postuara në Tëitter treguan rimorkiatorët që u binin borive për të festuar këtë fitore të vogël.

Anija 400 metra e gjatë dhe 59 metra e gjerë të martën si pasojë e një stuhie shkretëtire doli nga kursi dhe në afërsi të brigjeve ngeci në tabanin e detit dhe është një ndër anijet më të mëdha të mallrave në botë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje