Bota

Pas përpjekjeve të vazhdueshme, më në fund shpresë për lëvizjen e anijes së bllokuar në kanalin e Suezit

Janë shtuar shpresat për lëvizjen e anijes së mallrave “Ever Given” që ka bllokuar prej ditës pas ngecjes në ujë kanalin e Suezit.  Zyrtarët e kanalit thanë megjithatë se ishte bërë njëfarë progresi në zhbllokimin e saj shpresonin që anija të vazhdojë të jetë e bllokuar deri mbrëmjen e sotme.  Ever Green është bllokuar në Kanalin e Suezit një nga rrugët me më shumë trafik në botë – që nga e marta, duke bllokuar në dy anët e kanalit më shumë se 300 anije.

Të Shtunën rreth 20,000 ton rërë u pastruan dhe 14 rimorkiatorë tërhoqën dhe shtynë Ever Green në mënyrë që ta zhvendosnin atë. Megjithëse baticat dhe erërat e forta ndërlikuan përpjekjet për të liruar anijen.  Pamjet e postuara në Tëitter treguan rimorkiatorët që u binin borive për të festuar këtë fitore të vogël.

Anija 400 metra e gjatë dhe 59 metra e gjerë të martën si pasojë e një stuhie shkretëtire doli nga kursi dhe në afërsi të brigjeve ngeci në tabanin e detit dhe është një ndër anijet më të mëdha të mallrave në botë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë