Zv-Kryeministri Erion Braçe që drejton listën e PS-së në Fier përpos një komenti të gjatë për Bashkim Finon i cili humbi jetën nga COVID-19 në moshën 58 vjeçare, ka publikuar edhe disa foto të rralla që nga koha kur Brace iu bashkua PS-së, dhe disa vite më pas, kohë kur aty ishte edhe Ilir Meta.
Në një ndër fotot e postuara, është edhe Ilir Meta dhe Kastriot Islami që dikur luanin futboll me të njëjtën fanelë.
“Kemi betejë për të bërë ende, në Lushnjë e Divjakë; Do çojmë deri në fund punët që nise ti, do mbajmë çdo premtim tëndin për njerëzit atje, tani edhe si amaneti i Bashkimit. Aaaa po, do vijoj të luaj futboll Bashkim, edhe për ty! Ne të dy as aty nuk u ndamë, një pasion i madh që na bëri bashkë edhe si të kuq, në fusha e tribuna; Qemal Stafen kurrë nuk e mbushi kaq asnjë tjetër veç teje e Kombëtares së Shqipërisë!”, shkruan ndër të tjera Braçe
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)













Lini një Përgjigje