Politike

Braçe hap arkivat, nxjerr fotot e rralla me Bashkim Finon në PS, aty ku dikur ishte edhe Ilir Meta

Zv-Kryeministri Erion Braçe që drejton listën e PS-së në Fier përpos një komenti të gjatë për Bashkim Finon i cili humbi jetën nga COVID-19 në moshën 58 vjeçare, ka publikuar edhe disa foto të rralla që nga koha kur Brace iu bashkua PS-së, dhe disa vite më pas, kohë kur aty ishte edhe Ilir Meta.

Në një ndër fotot e postuara, është edhe Ilir Meta dhe Kastriot Islami që dikur luanin futboll me të njëjtën fanelë.

“Kemi betejë për të bërë ende, në Lushnjë e Divjakë; Do çojmë deri në fund punët që nise ti, do mbajmë çdo premtim tëndin për njerëzit atje, tani edhe si amaneti i Bashkimit.  Aaaa po, do vijoj të luaj futboll Bashkim, edhe për ty! Ne të dy as aty nuk u ndamë, një pasion i madh që na bëri bashkë edhe si të kuq, në fusha e tribuna; Qemal Stafen kurrë nuk e mbushi kaq asnjë tjetër veç teje e Kombëtares së Shqipërisë!”, shkruan ndër të tjera Braçe


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë