Politike

Basha në njësinë 2 në Tiranë: Biznesi i vogël dhe zgjidhja e pronave, prioriteti ynë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi takime me qytetarë dhe biznese në njësinë 2, në Tiranë.

Gjatë bashkëbisedimeve me qytetarë, Basha tha se  biznesi i vogël dhe rregullimi i problemit të pronave janë dy prioritetet e para të qeverisë së ardhshme.

“Të gjithë ju që shisni shërbimin me djersën e ballit tuaj, por edhe i gjithë biznesi i vogël, të vetëpunësuar, apo çdo lloj biznesi i vogël, jeni shtyllë e programit tonë ekonomik për një arsye të vetme.

Jeni shtylla kurrizore e ekonomisë. Kështu që e vetmja gjë që ka mbetur, votojeni atë plan, votoni ndryshimin më 25, votoni numrin 9 do fitoni ju dhe familjet tuaja…

Jemi zotuar me shkrim dhe me plan që pronarëve t’u japim atë që 30 vite u kanë mohuar padrejtësisht, duke marrë përsipër edhe peshën tonë të fajit për ato që s’janë bërë në të kaluarën”, premtoi Basha.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bisedoi edhe me familje të njohura në zonën e Pazarit të ri në qendër të Tiranës.

Basha tha se Tirana është motori kryesor i ekonomisë shqiptare dhe ajo që i prin çdo ndryshimi të madh të vendit.

Sipas tij,  në 8 vitet e fundit Tirana ka pësuar një shkatërrim të trashëgimisë kulturore dhe nuk ka asnjë bilanc pozitiv.

Për këtë arsye, ai u shpreh se 25 prilli është dita e nisjes së angazhimeve serioze për ndryshimin e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë