Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi takime me qytetarë dhe biznese në njësinë 2, në Tiranë.
Gjatë bashkëbisedimeve me qytetarë, Basha tha se biznesi i vogël dhe rregullimi i problemit të pronave janë dy prioritetet e para të qeverisë së ardhshme.
“Të gjithë ju që shisni shërbimin me djersën e ballit tuaj, por edhe i gjithë biznesi i vogël, të vetëpunësuar, apo çdo lloj biznesi i vogël, jeni shtyllë e programit tonë ekonomik për një arsye të vetme.
Jeni shtylla kurrizore e ekonomisë. Kështu që e vetmja gjë që ka mbetur, votojeni atë plan, votoni ndryshimin më 25, votoni numrin 9 do fitoni ju dhe familjet tuaja…
Jemi zotuar me shkrim dhe me plan që pronarëve t’u japim atë që 30 vite u kanë mohuar padrejtësisht, duke marrë përsipër edhe peshën tonë të fajit për ato që s’janë bërë në të kaluarën”, premtoi Basha.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bisedoi edhe me familje të njohura në zonën e Pazarit të ri në qendër të Tiranës.
Basha tha se Tirana është motori kryesor i ekonomisë shqiptare dhe ajo që i prin çdo ndryshimi të madh të vendit.
Sipas tij, në 8 vitet e fundit Tirana ka pësuar një shkatërrim të trashëgimisë kulturore dhe nuk ka asnjë bilanc pozitiv.
Për këtë arsye, ai u shpreh se 25 prilli është dita e nisjes së angazhimeve serioze për ndryshimin e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje