Politike

Ankimimi i PD për fletën e votimit, Kolegji nuk humb kohë

Kolegji Zgjedhor nuk do të humbasë kohë dhe do të mblidhet në seancë pasditen e kësaj të diele për të vendosur në lidhje me ankimimin e Partisë Demokratike sa i takon modelit të fletës së votimit.

PD ankimoi vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve, që një ditë më parë i dha të drejtë Partisë Socialiste dhe partisë Bindja Demokratike. Për të parën ai vendosi modelin e fletës së votimit me numra, ndërsa të dytës i miratoi logon në fletën e votimit, të cilën PD e kundërshton si tejet të ngjashme me logon e saj dhe që ka për qëllim të ngatërrojë votuesit.

LEXO EDHE:
– Loja me fletën vazhdon, KAS rrëzon Celibashin dhe miraton fletën e votimit me numra
– Kim: Të sigurohen rregulla të ndershme e të qarta për zgjedhjet

Kolegji do të mblidhet në seancë në orën 16:00, ndërkohë që shorti është hedhur paraditen e së dielës, duke caktuar pjesë të trupës gjyqësore gjyqtarët Gentjan Medja, Alma Kolgjoka, Manjola Xhaxho, Esmeralda Xhili dhe Asim Vokshi.

PD e konsideroi vendimin e KAS si përpjekje të Edi Ramës për të manipuluar zgjedhjet dhe për të fshehur pas numrave turpin që ndjen, sipas opozitës, Kryeministri për emrat e vendosur në listat e kandidatëve për deputetë nga Partia Socialiste.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë