Ambasadorja e SHBA në Tiranë u kujtoi këtë të shtunë palëve politike dhe autoriteteve shtetërore rëndësinë e garantimit që rregullat e zgjedhjeve të 25 prillit të jenë të ndershme, në kohën e duhur dhe transparente.
“Është absolutisht kritike që autoritetet të sigurojnë që rregullat dhe kushtet e zgjedhjeve të jenë – në fakt dhe në perceptim – të drejta, në kohë dhe transparente. Çdo gjë tjetër do të ishte në dëm të votuesve dhe hap prapa për demokracinë”, tha Kim.
Reagimi i Ambasadores së SHBA mbërrti pak pasi Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve shqyrtoi ankimimet e PS dhe PD në lidhje me modelin e fletës së votimit. KAS pranoi pretendimet e PS dhe rrëzoi PD në lidhje me shfaqjen e emrave në këtë fletë.
PD nga ana tjetër tha se do ta apelojë vendimin e KAS tek Kolegji dhe akuzoi Kryeministrin Edi Rama se qëndronte pas vendimit të KAS.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje