Politike

Si do jenë fletët e votimit në 25 prill për 12 qarqet. “Bindjen” e detyrojnë të ndryshojë logo

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar fletët zyrtare të votimit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në 12 qarqet e vendit.

Fleta e votimit, do të jetë me përmasa të njëjta, por ajo që ndryshon nga qarku në qark, është madhësia e shkrimit, kjo në varësi të numrit të kandidatëve që garojnë në zgjedhje.

Fleta e votimit do të jetë me numra, pas vendimit final të marrë dje nga Kolegji Zgjedhor.  Të 12 partitë janë të renditura si rezultat i shortit të hedhur më parë në KQZ, ku logoja e secilës prej tyre qëndron në fillim të reshtit dhe më pas vjen numri i kandidatëve, nga 1-36, siç është për qarkun e Tiranës, por që ndryshon nga qarku në qark.

Ajo që vihet re, është se ka ndryshim në logon ë partisë Bindja Demokratike të Astrit Patozit, pas ankimit të Partisë Demokratike në Kolegjin Zgjedhor, me argumentin se është e ngjashme me logon e tyre.

Nisur nga kjo, në fund Kolegji i dha të drejtë PD-së duke i ndryshuar logon Bindjes Demokratike, edhe pse përfaqësuesi i saj, Fabjan Topollaj nuk ishte aspak dakord me të.

Kështu, në 25 prill, qytetarët do të mund të shprehin vullnetin e tyre me votë për partinë/koalicionin që preferojnë dhe një për kandidatin.

Në modelin zyrtar, kandidatët për deputetë, do të identifikohen me anë të numrit, sipas renditjes të bërë nga kryetari i tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë