Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar fletët zyrtare të votimit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në 12 qarqet e vendit.
Fleta e votimit, do të jetë me përmasa të njëjta, por ajo që ndryshon nga qarku në qark, është madhësia e shkrimit, kjo në varësi të numrit të kandidatëve që garojnë në zgjedhje.
Fleta e votimit do të jetë me numra, pas vendimit final të marrë dje nga Kolegji Zgjedhor. Të 12 partitë janë të renditura si rezultat i shortit të hedhur më parë në KQZ, ku logoja e secilës prej tyre qëndron në fillim të reshtit dhe më pas vjen numri i kandidatëve, nga 1-36, siç është për qarkun e Tiranës, por që ndryshon nga qarku në qark.
Ajo që vihet re, është se ka ndryshim në logon ë partisë Bindja Demokratike të Astrit Patozit, pas ankimit të Partisë Demokratike në Kolegjin Zgjedhor, me argumentin se është e ngjashme me logon e tyre.
Nisur nga kjo, në fund Kolegji i dha të drejtë PD-së duke i ndryshuar logon Bindjes Demokratike, edhe pse përfaqësuesi i saj, Fabjan Topollaj nuk ishte aspak dakord me të.
Kështu, në 25 prill, qytetarët do të mund të shprehin vullnetin e tyre me votë për partinë/koalicionin që preferojnë dhe një për kandidatin.
Në modelin zyrtar, kandidatët për deputetë, do të identifikohen me anë të numrit, sipas renditjes të bërë nga kryetari i tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)
















Lini një Përgjigje