Bota

Pas George Floyd, një tjetër vrasje po trazon SHBA, kësaj here hispanikët

Pas vrasjes së George Floyd, një tjetër zemërim po rritet në SHBA, konkretisht në Çikago, nga komuniteti hispanik.

Policia vrau një djalë 13-vjeçar hispanik, Adam Toledo, pas një “ballafaqimi të armatosur”.

Adoleshenti ishte zhdukur nga shtëpia për disa ditë dhe në mëngjesin e 29 Marsit një oficer policie e qëlloi atë për vdekje pasi e ndoqi në një rrugicë.

Zemërimi i komunitetit hispanik është në rritje, ndërsa hetuesit kanë njoftuar se do të publikojnë  videon e të shtënave.

Agjenti i përfshirë është pezulluar përkohësisht nga shërbimi.

Nëna e 13-vjeçarit të vrarë, Elizabeth Toledo, ka bërë thirrje për transparencë nga policia, duke thënë: “Unë thjesht dua të di se çfarë ka ndodhur në të vërtetë me fëmijën tim”.  

Kryebashkiaku i Çikagos, Lori Lightfoot, nën anën tjetër kërkoi që imazhet e kamerave të trupit të agjentëve në lidhje me të shtënat të bëhen publike

Policia tha se oficerët u thirrën rreth orës 2.30 të mëngjesit në një adresë në Little Village, një lagje kryesisht e latinëve në Çikagon perëndimor, duke iu përgjigjur raporteve të të shtënave me armë.

Policët panë dy persona në një rrugicë dhe filluan t’i ndiqnin.

Një djalë 21-vjeçar u arrestua, ndërsa agjenti që ndiqte Adamin qëlloi një herë, duke e goditur atë në gjoks.

13-vjeçari vdiq menjëherë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë