Futboll

Euro 2020/ Tetë vende konfirmojnë praninë e publikut, katër janë në dyshim

Roma, Mynihu, Bilbao dhe Dublini kanë kohë deri më 19 prill për të garantuar praninë e publikut në ndeshjet e Europianit, që është në program të zhvillohet këtë verë. Ky është njoftimi i fundit i UEFA-s, sipas së cilës, Euro 2020 do të koincidojë me rikthimin e tifozëve në stadiume.

Janë tetë qytete të përcaktuara si pritëse të këtij aktiviteti, që e kanë konfirmuar tashmë praninë e tifozëve, me një numër të limituar. Dhe bëhet fjalë për Shën Petërburgun, Budapestin, Bakunë, Amsterdamin, Bukureshtin, Kopenagenin, Gllasgoun dhe Londrën.

Katër qytetet e tjera kanë kohë deri më 19 prill që të japin të dhënat për programin e tyre për tifozët, duke qenë se në atë datë do të merren vendimet finale sa i takon zhvillimit të ndeshjeve. “Olimpico” i Romës duhet të presë tri ndeshje, sipas programit, mes tyre edhe një çerekfinale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë