Bota

Ish-shefi i policisë sekrete maqedonase dënohet me 8 vjet burgim

Ish-shefi i policisë sekrete maqedonase, Sasho Mijallkov u shpall sot fajtor për rastin “Thesari” dhe u dënua me 8 vjet burgim. Bashkë me Mijallkovin u dënuan edhe zyrtarët e tjerë të Ministrisë së Brendshme: Toni Jakimovski me 5 vjet burg; Nebojsha Stojakoviq gjithashtu me 5 vjet burg dhe Goran Grujovski, 15 vjet burg.

Rasti “Thesari”, ka të bëjë me prokurimin e softuerit të përgjimit, nga Mbretëria e Bashkuar përmes kompanisë “Finzi”. Sipas Prokurorisë, prokurimi i pajisjes u bë në vitin 2010 dhe Ministria e Brendshme në vend që ta blinte direkt nga Britania, prokurimi kaloi përmes kompanisë Finzi, ndërsa paratë hynë në kompani përmes një kompanie nga Qipro.

Ai akuzohet për vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga thesari i shtetit dhe i janë ngrirë mbi 20 llogari bankare. Të dyshuarve u janë sekuestruar po ashtu 600,000 euro dhe 4 automjete, vlera e përafërt e të cilave është 100,000 euro”, njofton prokuroria.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë