Politike

KiE, 18 vëzhgues për zgjedhjet e 25 prillit

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës do të dërgojë në Shqipëri një delegacion me 18 anëtarë për të vëzhguar zgjedhjet e 25 prillit.

Delegacioni do të drejtohet nga polaku Aleksander Pociej. Grupi i vëzhguesve do të ndihmohet për aspektet ligjore dhe Kodin Zgjedhor në vend nga ekspertët e Komisionit të Venecias, ndërsa do t’i bashkohen vëzhguesve të OSBE/ODIHR.

Sipas njoftimit të KiE mbërritjes së delegacionit do t’u paraprijnë disa komunikime dhe video-konferenca në distancë me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, udhëheqësit e partive politike, kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe medias.

Delegacioni i KiE do të dalë me një konferencë për shtyp mbi gjetjet paraprake të vëzhgimit ditën e hënë më 26 prill, fill pas zgjedhjeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë