Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në turin jug-veri është ndalur në Tepelenë, ku kërkoi votën për të djathtën.
Basha tha se, “vota për numrin 9, është për të ndalur dështimin, për të mbrojtur lumin Vjosa nga shkatërrimi, ndalimin e zbrazjes së fshatrave të Kurveleshit nga emigracioni dhe për statusin e minatorëve te Memaliajt”.
“…Nuk ka ndryshim, pa e larguar atë (Ramën) që 8 vite e la Shqipërinë në vendnumëro, atë që për 8 vite nuk bëri asgjë dhe nuk u kujtua për asgjë tjetër përveçse thumba, batuta, arrogancë dhe tallje në kurriz të prindërve, në kurriz të fëmijëve, në kurriz të familjeve shqiptare.
I them sot çdo shqiptari, unë do të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve pa dallime politike. Programi ynë, plani ynë i punës do të bëjë të mundur zhvillimin ekonomik, punësimin, pagat, mbështetjen e fermerit shqiptar, që të jetë edhe ai kryelartë dhe po kaq i mëkëmbur nga ana financiare dhe ekonomike sa vëllezërit e tyre në Kosovë. Por, që ndryshimi të bëhet i mundur, këtë e keni në dorë ju. Që ndryshimi të vijë, duhet të jemi bashkë me 25 prill dhe të votojmë numrin 9”, tha Basha.
Më tej, ai shtoi: “Ju drejtohem në veçanti ju ish-minatorë dhe minatorë në pension të zonës së Memaliaj, me të njëjtin mesazh që dhashë nga Bulqiza, me të njëjtin mesazh që dhashë nga Prrenjasi, brenda 6 muajve të parë statusi i minatorit, statusi i atyre që kanë kaluar jetën e tyre nën tokë, përfshirë afro 14 mijë pensionistë minatorë do të negociohet dhe do të miratohet nga qeveria e ndryshimit që do të votoni me 25 prill”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje