Politike

Meta paralajmëron Ramën: Po hyra me Doktorin e Madh në zgjedhje, nuk ka spital që ju bën derman

Ilir Meta e paralajmëron Edi Ramën që të mos e detyrojë të futet në garën zgjedhore pasi përndryshe PS do të mbetet pa grup parlamentar. “Pale po mora edhe Doktorin e Madh, nuk ka spital, që ju bën derman!”, shkruan ndër të tjera Meta, I cili ka publikuar në rrjetet sociale dy foto që thotë se ia ka dërguar eksperti gjerman, Martin Henze dhe janë shkrepur në qytetin e Gjirokastrës.

Bëhet fjalë për foto të banderolave elektorale të PS-së, ku kreu i shtetit shfaqet në krah Bashës, Kryemadhit, e Berishës, dhe një kllouni me mbishkrimin: “Këta nuk meritojnë më asnjë shans”.

“Asnjë shqetësim për psikopatinë tuaj ZOTI “RILINDAS”, por nëse vërtet e besoni, që unë jam në garë për 25 Prillin, mos më detyroni të hyj vërtet pasi do të mbeteni pa grup parlamentar. Pale po mora edhe Doktorin e Madh, nuk ka spital, që ju bën derman! Ndaj respektoni Kodin Zgjedhor dhe boll e tepruat me shkelje se i nxitë faqen Shqipërisë para botës!”, shkruan Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë