Ilir Meta e paralajmëron Edi Ramën që të mos e detyrojë të futet në garën zgjedhore pasi përndryshe PS do të mbetet pa grup parlamentar. “Pale po mora edhe Doktorin e Madh, nuk ka spital, që ju bën derman!”, shkruan ndër të tjera Meta, I cili ka publikuar në rrjetet sociale dy foto që thotë se ia ka dërguar eksperti gjerman, Martin Henze dhe janë shkrepur në qytetin e Gjirokastrës.
Bëhet fjalë për foto të banderolave elektorale të PS-së, ku kreu i shtetit shfaqet në krah Bashës, Kryemadhit, e Berishës, dhe një kllouni me mbishkrimin: “Këta nuk meritojnë më asnjë shans”.
“Asnjë shqetësim për psikopatinë tuaj ZOTI “RILINDAS”, por nëse vërtet e besoni, që unë jam në garë për 25 Prillin, mos më detyroni të hyj vërtet pasi do të mbeteni pa grup parlamentar. Pale po mora edhe Doktorin e Madh, nuk ka spital, që ju bën derman! Ndaj respektoni Kodin Zgjedhor dhe boll e tepruat me shkelje se i nxitë faqen Shqipërisë para botës!”, shkruan Meta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje