Portofol

Aeroporti i Vlorës do të presë fluturime trans-oqeanike

Aeroporti i Vlorës projektohet që të presë edhe fluturime trans-oqeanike, duke u mundësuar qytetarëve shqiptarë që të shmangin tranzitet në rastin e udhëtimeve për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australi, apo vende të tjera të largëta.

Deri më tani, këto fluturime nuk ofrohen nga Aeroporti i Rinasit, e po ashtu kushtet në këtë pjesë nuk i plotëson as pista e Aeroportit të Kukësit.

Kategoria e Aeroportit të Vlorës do të jetë 4E, që do të thotë se përveç qëllimit kryesor të uljes dhe ngritjes së avionëve të pasagjerëve, do të ofrojë edhe shërbimin e mirëmbajtjes së tyre dhe për transportin e mallrave.

Për këtë të fundit, avionët e transportit janë me përmasa më të mëdha, me gjatësi krahësh mesatarisht 65 metra. Parametrat për uljen dhe ngritjen e këtyre avionëve nuk i plotëson pista e Rinasit dhe as ajo e Kukësit. Gjatësia e pistës së Aeroportit të Vlorës do të jetë mbi 3 kilometra.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Transportit tha se punimet parashikohet që të nisin brenda 14 muajve. Fillimisht, deklaroi Balluku, do të jetë faza përgatitore me studimin e ndikimit në mjedis, studimin arkeologjik dhe më pas hartimi i masterplanit dhe marrjen e lejeve të nevojshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë