Shqipëria firmosi të martën marrëveshjen që i hap rrugë ndërtimit të Aeroportit të Vlorës brenda 4 viteve të ardhshme.
Fitues për ndërtimin e tij, janë shpallur tre kompani Mabetex Group, YDA Group dhe A2 SHPK.
Kryeministri Edi Rama tha se aeroporti i Vlorës do të mundësojë fluturimet transoqeanike.
Me Behgjet Pacollin, njeriu që qëndron pas ndërtimit të aeroportit, Rama tha se ka folur për të hapur në Shqipëri akademinë e aviacionit.
“Më në fund rrugë ndërtimi i një tjetër porte të qiellit të Shqipërisë, Aeroporti i Ndërkombëtar i Vlorës, i cili do të jetë një tjetër motor i ri i ekonomisë shqiptare përtej pandemisë. Nënshkruhet kontrata e shumëpritur pas një pune të gjatë këmbëngulëse dhe brenda Mandatit të Tretë kjo portë e re do të hapet për shqiptarët e për turistët nga mbarë bota”, citon Rama.
Vlera e investimit të këtij aeroporti do të jetë 104 milionë euro.
Aeroporti i tretë në vend do të ndërtohet nëpërmjet praktikës së Partneritetit Publik Privat, me një kohëzgjatje të koncesionit për 35 vite.
Konsorciumi fitues i projektit do ta ndërtojë me fondet e veta aeroportin, ndërsa shteti shqiptar merr përsipër të garantojë të ardhurat minimale për 10 vitet e para të operimit. Nëse në 10 vitet e para fitimi i kompanisë është nën limit, diferenca e fitimit të parashikuar do të paguhet nga shteti, ndërsa në rast se fitimi ka tejkaluar parashikimin të ardhurat do të ndahen 50 me 50 me shtetin.
Pas konsorciumit fitues është Bexhet Pacolli i cili zotëron Kompaninë Mabetex Group, si dhe kompania turke që po ndërton Spitalin e Fierit që ka ndërtuar aeroportin e Stambollit YDA Group.
Kryeministri Edi Rama tha se javën tjetër do të hapet gara edhe për aeroportin e Sarandës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje