Politike

Rama në Elbasan: Jam krenar për patronazhistët

Kryeministri Edi Rama nga Elbasani, në kuadër të fushatës elektorale, deklaroi se këto kohë, ka një përpjekje për sulm të tërbuar nga kundërshtarët politikë.
Rama preku edhe temën e patronazhistëve duke thënë se është krenar për punën e tyre. Ai tha se presidenti Meta ka ngritur shqetësimin se mund të përdoret numri i ID, por tha se ky numër nuk i duhet as dreqit.
“Numri i ID nuk i duhet dreqit, o Like.  Unë e them publikisht numrin e ID dhe nuk ka pse të ketë shqetësim në këtë mes. Kjo është si me të marrë targën e makinës, si me të marrë numrin 12″, tha Rama.
Ai u shpreh se është shumë krenar për patronazhistët e PS-së pasi patronazhistët e bëjnë PS-në si një parti amerikane.
“Edhe unë jam i pakënaqur ende e ne kemi luftë të madhe për të fituar. Jemi më të mirët në Europë për ritmin e vaksinimit. Ne këtu jemi që të vazhdojmë të ngjitemi në majë, se Shqipëria e ka vendin në majë, sepse vendi ynë do jetë kampione e turizmit, kampione për energjinë në Ballkan, për dixhitalizimin në Ballkan”, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë