Kryeministri Edi Rama nga Elbasani, në kuadër të fushatës elektorale, deklaroi se këto kohë, ka një përpjekje për sulm të tërbuar nga kundërshtarët politikë.
Rama preku edhe temën e patronazhistëve duke thënë se është krenar për punën e tyre. Ai tha se presidenti Meta ka ngritur shqetësimin se mund të përdoret numri i ID, por tha se ky numër nuk i duhet as dreqit.
“Numri i ID nuk i duhet dreqit, o Like. Unë e them publikisht numrin e ID dhe nuk ka pse të ketë shqetësim në këtë mes. Kjo është si me të marrë targën e makinës, si me të marrë numrin 12″, tha Rama.
Ai u shpreh se është shumë krenar për patronazhistët e PS-së pasi patronazhistët e bëjnë PS-në si një parti amerikane.
“Edhe unë jam i pakënaqur ende e ne kemi luftë të madhe për të fituar. Jemi më të mirët në Europë për ritmin e vaksinimit. Ne këtu jemi që të vazhdojmë të ngjitemi në majë, se Shqipëria e ka vendin në majë, sepse vendi ynë do jetë kampione e turizmit, kampione për energjinë në Ballkan, për dixhitalizimin në Ballkan”, tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje