Politike

Programi i Partisë Socialiste

Në vend të një programi të mirëfilltë elektoral, Partia Socialiste u ofron shqiptarëve më 25 prill “Planin e Veprimit 2025”, që sipas Kryeministrit Edi Rama shkon përtej një programi elektoral dhe është pjesë e vizionit të qeverisjes së tij për “Shqipërinë 2030”.

Rritja pagash për mjekë e mësues, rritje të pagës minimale, rishikim me ulje të niveleve të taksës progresive, vijimi i mbështetjes së fermerëve, turizmit dhe agroturizmit, vijimi i reformave në shëndetësi dhe arsim, thithja e investimeve të huaja direkte, projekte madhore në ujësjellës, infrastrukturë, rrugore, aeroportuale dhe portuale.

Këto janë premtimet kryesore me të cilat Edi Rama kërkon votëbesimin për të tretën herë radhazi.

  • Rritje me 30 dhe 40 për qind të pagave për mësuesit dhe mjekët
  • Rritje në 400 mijë lek të pagës minimale
  • Rishikim me ulje i taksës progresive, zero taksa për biznesin e vogël deri në vitin 2029
  • Zhveshja nga taksat e naftës për fermerët (vendim i marrë) dhe vijim i mbështetjes financiare, rritje nga 400 mln euro në mbi 1 mld euro të eksporteve bujqësore
  • Mbështetje financiare dhe vijimin e TVSH-së 6 për qind për agroturizmin, 5 mijë euro grant për emigrantët që investojnë në këtë sektor dhe amnisti fiskale për të ardhurat e padeklaruar me përjashtim të rasteve kur provohet se janë burim i veprimtarive kriminale
  • Autonomi të spitaleve (sipas modelit turk)
  • Në arsim, anglisht nga klasa e parë, program kombëtar për teknologjinë për moshat 12-18 vjeç, për artet dhe zejet, fund mësimit me 2 turne, nxitja e arsimit profesional, 10 mln euro në vit për universitetet për nxitjen e shkencës, kampus të ri të Universitetit të Tiranës, të Arteve, Akademisë së Sigurisë dhe të Politeknikut.
  • Në infrastrukturë ndërtimi i Portit të Durrësit, Portit e Aeroportit të Vlorës, Aeroportit të Sarandës, Tunelit të Llogarasë, rrugën Milot-Fier, në fund të mandatit të tretë ujë 24 orë në të gjitha qendrat urbane të 61 bashkive dhe HEC-i i Skavicës. Në total rreth 6.5 miliardë euro investime shtetërore e private

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë