Në vend të një programi të mirëfilltë elektoral, Partia Socialiste u ofron shqiptarëve më 25 prill “Planin e Veprimit 2025”, që sipas Kryeministrit Edi Rama shkon përtej një programi elektoral dhe është pjesë e vizionit të qeverisjes së tij për “Shqipërinë 2030”.
Rritja pagash për mjekë e mësues, rritje të pagës minimale, rishikim me ulje të niveleve të taksës progresive, vijimi i mbështetjes së fermerëve, turizmit dhe agroturizmit, vijimi i reformave në shëndetësi dhe arsim, thithja e investimeve të huaja direkte, projekte madhore në ujësjellës, infrastrukturë, rrugore, aeroportuale dhe portuale.
Këto janë premtimet kryesore me të cilat Edi Rama kërkon votëbesimin për të tretën herë radhazi.
- Rritje me 30 dhe 40 për qind të pagave për mësuesit dhe mjekët
- Rritje në 400 mijë lek të pagës minimale
- Rishikim me ulje i taksës progresive, zero taksa për biznesin e vogël deri në vitin 2029
- Zhveshja nga taksat e naftës për fermerët (vendim i marrë) dhe vijim i mbështetjes financiare, rritje nga 400 mln euro në mbi 1 mld euro të eksporteve bujqësore
- Mbështetje financiare dhe vijimin e TVSH-së 6 për qind për agroturizmin, 5 mijë euro grant për emigrantët që investojnë në këtë sektor dhe amnisti fiskale për të ardhurat e padeklaruar me përjashtim të rasteve kur provohet se janë burim i veprimtarive kriminale
- Autonomi të spitaleve (sipas modelit turk)
- Në arsim, anglisht nga klasa e parë, program kombëtar për teknologjinë për moshat 12-18 vjeç, për artet dhe zejet, fund mësimit me 2 turne, nxitja e arsimit profesional, 10 mln euro në vit për universitetet për nxitjen e shkencës, kampus të ri të Universitetit të Tiranës, të Arteve, Akademisë së Sigurisë dhe të Politeknikut.
- Në infrastrukturë ndërtimi i Portit të Durrësit, Portit e Aeroportit të Vlorës, Aeroportit të Sarandës, Tunelit të Llogarasë, rrugën Milot-Fier, në fund të mandatit të tretë ujë 24 orë në të gjitha qendrat urbane të 61 bashkive dhe HEC-i i Skavicës. Në total rreth 6.5 miliardë euro investime shtetërore e private
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje