Futboll

Pirlo në dyshim, shtypi gjerman zbulon interesimin e Juventusit për Flik

Në pritje për të kuptuar se cila do të jetë e ardhmja e Andrea Pirlos, nga Gjermania vijnë zërat për një interesim të Juventusit për trajnerin Hansi Flik, i cili ka njoftuar zyrtarisht se do t’i japë lamtumirën Bajern Mynihut në fund të sezonit.

Emri i Flik është lakuar shumë si pasardhësi i Joakim Lëvit në krye të Gjermanisë, megjithatë asgjë nuk është e sigurt dhe trajneri që fitoi gjithçka në krye të bavarezëve shihet si një alternativë interesante nga drejtuesit e Juventusit. Në fakt, gjithë kohës klubi bardhezi i ka dhënë mbështetje Pirlos, por fakti që tashmë është vënë në rrezik edhe Liga e Kampionëve, pasi titulli është dorëzuar me kohë, ka bërë që të mendohet për një “timonier” të ri.

Hansi Flik, trajneri i Bajernit. Gazeta Si, 21 prill 2021

Hansi Flik ka dhënë prova se është një trajner mjaft i përgatitur, me të ardhmen përpara. Gjasat më të mëdha janë që ai të ulet në stolin e Gjermanisë, ndërsa më rang klubesh, përveç Juventusit, për të ka edhe një interesim nga klubet angleze. Për gjermanin nuk ka pengesa kontraktuale dhe kjo është një arsye që Juventusi e ka vënë në shënjestër.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë