Ne rrjet

Greqia autorizon spitalet private të vaksinojnë popullsinë

Për të përshpejtuar ritmin e vaksinimit, Greqia ka vendosur që klinikat private shëndetësore – poliklinikat të lejohen të shpërndajnë vaksinat.

Këto qendra private do të marrin 3 euro nga shteti për çdo vaksinim të administruar për të mbuluar shpenzimet e konsumit dhe personelin. Të paktën 130 qendra private në rajonin e Atikës tashmë kanë shprehur interes për të marrë pjesë.

Po ashtu qeveria greke ka vendosur që vaksinimet të behën me dy turne, nga ora 7 e mëngjesit deri në mesnatë. Kompensimi prej 20 eurosh do të futet për secilin punonjës që punëon të shtunave, të dielave dhe festave. Qëllimi i ndërhyrjeve është për të bërë të mundur vaksinimin e 2.5 milion qytetarëve deri në maj dhe 4 milion qytetarëve deri në qershor.

Zëdhënësja e qeverisë Aristotelia Peloni njoftoi se vaksinimet do të vazhdojnë normalisht gjatë festës katër-ditore të Pashkëve të premten, të shtunën dhe të hënën. Vaksinat do të ndërpriten më 2 maj pasi është e diela e Pashkëve.

Ndërkohë, Kryeministri Qiriako Mitsotaqis përsëriti thirrjen që njerëzit të vaksinohen në një intervistë të enjten mbrëma.

Duke komentuar përqindjen e lartë të të moshuarve që nuk janë vaksinuar, ai tha se 30% e tyre nuk duan të vaksinohen.  “Ata që refuzojnë ose kanë frikë nga vaksinat, le të shkojnë për një shëtitje në një njësi të kujdesit intensiv për të përjetuar dramën e shpalosur dhe të kuptojnë se vaksinat mund ta parandalojnë këtë. Mënyra e vetme për t’i dhënë fund pandemisë është të vaksinoheni”, tha kryeministri.

Marios Themistokleous, sekretari i përgjithshëm i ngarkuar me vaksinimet, tha se imunizimi ishujve me më pak se 1,000 banorë do të përfundojë në ditët e ardhshme.

“Ne do të vazhdojmë në ishujt e tjerë, kështu që brenda muajit të ardhshëm do të kemi vaksinuar shumicën e banorëve të ishujve tanë,” tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë