Futboll

Shkëndija e Tetovës shpallet kampione për herë të 4-t në histori

Shkëndija e Tetovës është shpallur kampione e Maqedonisë së Veriut për herë të katërt në historinë e saj. Fitorja 3-1 ndaj Borec i ka dhënë matematikisht suksesin skuadrës së trajnerit Ernest Gjoka. Katër javë para fundit të kampionatit, tetovarët kryesojnë me 13 pikë diferencë nga vendi i dytë, që mbahet nga një tjetër skuadër shqiptare, Shkupi.

Një sukses i pritshëm ky në fakt, duke ditur dominimin e Shkëndijës në kampionatin e vendit fqinj. Kampionë janë shpallur me këtë skuadër edhe dy futbollistë të njohur të kampionatit shqiptar, Bruno Dita dhe Rubin Hebaj, të cilët këtë sezon kanë veshur fanellën kuqezi të Shkëndijës. Hebaj madje shënoi një gol në fitoren e sotme ndaj Borec.

Shkëndija e Tetovës feston një gol. Gazeta Si, 25 prill 2021

Vitet e fundit Shkëndija e Tetovës ka vendosur diktatin e saj në futbollin maqedonas, duke mos e vënë në diskutim titullin kampion. Tani sfida e tetovarëve është që të kenë një ecuri më të mirë në kompeticionet europiane.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë