Kur ka disa bllokime në Tirane mbi fillimin e procesit të numërimit, nga Partia Demokratike po shtohen deklaratat se qytetarët votuan për ndryshim.
Drejtori i fushatës së Partisë Demokratike, Alfred Rushaj doli në një deklaratë të shkurtër për mediat një orë pas mesnate në oborrin e selisë blu me të njëjtën qëndrim si zërat e tjerë në PD, por duke shtuar tonet politike. Kësaj here, Rushaj tha se shqiptarët votuan që ta çojnë Ramën në shtëpi.
“Sot është një ditë e madhe, një fitore e madhe për Shqipërinë. Sot qytetarët e Shqipërisë vendosën që të çojnë Ramën në shtëpi, vendosën që të stopojnë një regjim. Qytetarët e çuan në shtëpi Ramën, sepse janë të pakënaqur me të.
Qytetarët mundësuan ndryshimin, mposhtën regjimin. Faleminderit dhe i uroj natë të mbarë të gjithë Shqipërisë. Mirupafshim”, tha Rushaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje