Politike

Rriten tonet nga PD: Shqiptarët e çuan Ramën në shtëpi

Kur ka disa bllokime në Tirane mbi fillimin e procesit të numërimit, nga Partia Demokratike po shtohen deklaratat se qytetarët votuan për ndryshim.

Drejtori i fushatës së Partisë Demokratike, Alfred Rushaj doli në një deklaratë të shkurtër për mediat një orë pas mesnate në oborrin e selisë blu me të njëjtën qëndrim si zërat e tjerë në PD, por duke shtuar tonet politike. Kësaj here, Rushaj tha se shqiptarët votuan që ta       çojnë Ramën në shtëpi.   

“Sot është një ditë e madhe, një fitore e madhe për Shqipërinë. Sot qytetarët e Shqipërisë vendosën që të çojnë Ramën në shtëpi, vendosën që të stopojnë një regjim. Qytetarët e çuan në shtëpi Ramën, sepse janë të pakënaqur me të.

Qytetarët mundësuan ndryshimin, mposhtën regjimin. Faleminderit dhe i uroj natë të mbarë të gjithë Shqipërisë. Mirupafshim”, tha Rushaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë