Bota

Varianti indian mbërrin në Itali, zbulohen dy rastet e para

Italia ka konfirmuar dy rastet e para të variantit Indian. Ka qenë Luca Zaia, guvernator i i rajonit verior të Venetos,  që ka deklaruar për mediat se dy rastet u zbuluan në fshatin Bassano. Bëhet fjalë për një baba dhe vajzën e tij që kishin udhëtuar në Indi.

Të dielën, Italia ndaloi hyrjen në vend të udhëtarëve që kishin udhëtuar në Indi  gjatë 14 ditëve të  fundit.  Ministria italiane e Shëndetësisë ka urdhëruar që banorët italianë që kthehen nga India duhet të bëjnë një test për Covid-19 gjatë nisjes dhe pas mbërritjes në Itali, duhet të karantinohen për 14 ditë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë