Rritja e papritur e infektimeve në Maqedoninë e Veriut, e cila po përballet prej ditësh me më shumë se 40 viktima, ka ngjallur një sërë shqetësimesh se në vendin fqinj mund të kenë mbërritur rastet e para me variantin indian.
Maqedonia e Veriut ka parë këtë muaj një rënie të ndjeshme të rasteve me Covid-19, por javën e kaluar numri i të infektuarve filloi të rritej me ritme të shpejta, duke bërë që një sërë epidemiologët të kërkonin testime shtesë në kërkim të varianteve të reja.
Ministria e Shëndetësisë ka dalë sot me një deklaratë, duke thënë se deri më tani në Maqedoninë e Veriut nuk ka raste të variantit indian të koronavirusit.
“Nga testimet shtesë rezulton se në vendin tonë është konfirmuar vetëm prania e llojit britanik”, deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, duke shtuar se autoritetet shëndetësore po e ndjekin me kujdes situatën e koronavirusit në Indi.
Filipçe gjithashtu tha se aktualisht autoritetet nuk parashohin masa për parandalimin e pranisë së këtij varianti të virusit në vendin tonë.
“Tek ne nuk është zbuluar variant tjetër përpos atij britanik. Këtë e tregojnë analizat e fundit mbi sekuencën e genomit. Për momentin në fuqi mbeten masat aktuale”, tha mes tjerash ministri Filipçe.
Sipas OBSH varianti i mutacionit të Indisë i quajtur ndryshe B 1.617 është përhapur në 17 shtete të botës. Vendet ku është zbuluar më shpesh janë India, SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Singaporit por rastet e fundit u shfaqën edhe në Belgjikë, Zvicër, Greqi dhe Itali.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje