Futboll

Vajzat kuqezi ngjiten në vazon e 4-t, të premten hidhet shorti i Botërorit 2023

Kombëtarja e futbollit të femrave do të mësojë ditën e premte kundërshtarët e eliminatoreve të Kupës së Botës 2023. Më 30 prill hidhet shorti në Nion të Zvicrës, ndërkohë që vazot e skuadrave janë ndarë dhe Shqipëria, për herë të parë në historinë e saj, ndodhet në vazon e 4-t.

Vajzat kuqezi, pas klasifikimit të fundit të UEFA-s, mbajnë vendin e 33-të. Në vazon e 4-t, përveç Shqipërisë, janë edhe Sllovakia, Maqedonia e Veriut, Islanda, Greqia, Hungaria, Bjellorusia, Kroacia dhe Azerbajxhani. Kombëtarja e futbollit të femrave të Kosovës ndodhet në vazon e 5-të.

Kombëtarja e femrave para ndeshjes në Skoci. Gazeta Si, 28 prill 2021

Janë 51 ekipe që do të ndahen në 9 grupe, 6 nga të cilët do të kenë nga 6 skuadra dhe 3 grupe nga 5 skuadra. Ndeshjet zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje në periudhën shtator 2021–shtator 2022. Kualifikohen direkt vendet e para të çdo grupi, ndërsa vendet e mbetura përcaktohen nga faza e “Play-off”-it, që zhvillohet në tetor 2022.

Ndarja e vazove në shortin e së premtes është kjo:
Vazo 1: Holandë, Gjermani, Angli, Francë, Suedi, Spanjë, Norvegji, Itali, Spanjë
Vazo 2: Belgjikë, Zvicër, Austri, Skoci, Islandë, Rusi, Finlandë, Portugali, Uells
Vazo 3: Çeki, Ukrainë, Irlandë, Poloni, Slloveni, Rumani, Serbi, Bosnje-Hercegovinë, Irlandë e Veriut

Vazo 5: Turqi, Maltë, Kosovë, Kazakistan, Moldavi, Qipro, Ishujt Faroe, Gjeorgji, Letoni
Vazo 6: Mal i Zi, Letoni, Estoni, Luksemburg, Armeni, Bullgari


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë