Politike

Mediu: 25 Prilli, ditë e zezë. Por opozita duhet të nxjerrë përgjegjësitë

Kryerepublikani Fatmir Mediu i renditur në një pozicion të sigurtë në listën e PD-së për deputet për qarkun e Tiranës ka komentuar në Facebook se 25 Prilli ishte një ditë e zezë për kombin shqiptar

Ai flet për vjedhje votash, por në të njëjtën kohë, kërkon që opozita të nxjerrë përgjegjësitë e saj.

“25 Prilli është një ditë e zezë në kombin Shqiptar!

Edi Rama e vodhi këtë mandat mbi blerjen masive të votave, duke përdorur grupet kriminale, administratën publike, policinë dhe strukturat e drejtësisë, si dhe vjedhjen e të dhënave personale.

Megjithatë opozita duhet të nxjerrë pëgjegjësitë e veta për qëndrimet e saj dhe mënyrën e ndërtimit dhe funksionimit të koalicionit”, shkruan Mediu në Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë