Politike

“Pas një viti kemi sërish zgjedhje”, Mark Marku: Kemi dosje për blerje votash nga PS dhe LSI

Në mungesë të një qëndrimi të drejtpërdrejtë të Lulzim Bashës mbi zgjedhjet a do t’i njohë apo jo, është vënë re se këtë “detyre” janë ngarkuar ta kryejnë drejtues politik të qarqeve.

Ai më i qarti është Mark Marku që drejtoi zgjedhjet për PD në qarkun e Lezhës, i cili të martën në mbrëmje tha se PD nuk do t’i njohë kurrë zgjedhjet ndërsa 24 orë më pas i ftuar në emisionin “Open”, Marku tha se PD po bën gati dosjen për zgjedhjet dhe se parlamentaret do të jenë sërish pas një viti. Jo vetëm. Marku ka hedhur akuza edhe në drejtim te LSI.    

“PD po punon dhe shumë shpejt ka për të dërguar një dosje të pabesueshme të fakteve. Për zgjedhjet e mëparshme, i nxori BILD-i.

Sapo t’i përgatisim do i nxjerrim. Herën e parë është vërtetuar se janë vjedhur, herën e dytë do të përgatisim dosje të paparë me dëshmi se si janë blerë votat shtëpi më shtëpi nga kandidatë të PS, të LSI dhe ky është fakt…”, tha ai, duke sqaruar nga ndërhyrja e të fturave në studio se LSI konsiderohej aleat i PD pas zgjedhjeve

“Për 1 vit do të ketë zgjedhje të tjera, maksimumi…”, tha ai


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë