Politike

Siguroi vetëm 1 mandat në Gjirokastër, Tritan Shehu: LSI, larg pritshmërive

Tritan Shehu

Drejtuesi politik i PD-së për qarkun Gjirokastër që mori vetëm një mandat deputeti për këtë force politike, Tritan Shehu thotë përmes një deklaratë ne Facebook PD-ja në këtë qark u rrit pavarësisht rezultatit me mandat të njëjtë si katër vjet më parë.

Shehu përmend disa faktorë pakenaqësie, ndër to edhe aleatët e PD-së duke lene te kuptohet LSI qe nuk mori asnje mandat.

“Pavarësisht se ne nuk arritëm si opozitë këtu objektivin tonë jo për faj të PD, numrat e arritura nga forca jonë politike janë në lartësinë e duhur, vecanërisht kjo përballë:

Uljes se madhe të numrit të banorëve.

Presionit e represionit mbi administratën nga regjimi gjatë gjithë kësaj fushate e deri ne procesin e votimit, veprime këto të bazuara mbi një strategji anti demokratike, të përpunuar e kthyer në sistem.

Fenomenit të gjerë të blerjes së votave, apo të shkëmbimit të tyre me vende pune fiktive, subvencione, favore të tjera të paligjshme etj.

Premtimeve kriminale për lejimin e kultivimit te kanabisit.

Mungesës së strategjive adeguate të aleateve tanë për format e bashkëpunimit e shoqëruar kjo me rezultatet e tyre larg pritshmërive…”, shkruan Shehu.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë