Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka vendosur sot të largohet nga drejtimi i partisë, “Lëvizja Për Ndryshim” pasi nuk arriti që të merrte asnjë mandat në zgjedhjet e 25 prillit.
“Lëvizja për Ndryshim nuk ia doli peër t’u bërë faktor në këto zgjedhje. Por unë dëshiroj të falenderoj stafin, secilin prej kandidatëve që sfiduan klasën politike aktuale; të falenderoj të gjithë ata që besuan.
Duke u larguar nga drejtimi i kësaj lëvizjeje uroj që njerëz patriot dhe të pakorruptuar të vazhdojne Lëvizjen për reformimin e së djathtës shqiptare” shkruan Topalli.
Ish-kryetarja e PD-së qëndroi në drejtimin e partisë që themeloi vetëm 6 muaj, nga nëntori deri në prill për të hapur krahun pasi nuk arriti që të bëhej faktor.
Partia Lëvizja për Ndryshim nuk arriti të kalonte pragun në zgjedhjet parlamentare, duke marrë 7049 vota, ose 0.45% në rang vendi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje