Politike

Dështoi në zgjedhje, Topalli dorëzon partinë pas 6 muajve: Jap dorëheqjen

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka vendosur sot të largohet nga drejtimi i partisë, “Lëvizja Për Ndryshim” pasi nuk arriti që të merrte asnjë mandat në zgjedhjet e 25 prillit.

“Lëvizja për Ndryshim nuk ia doli peër t’u bërë faktor në këto zgjedhje. Por unë dëshiroj të falenderoj stafin, secilin prej kandidatëve  që sfiduan klasën politike aktuale; të falenderoj të gjithë ata që besuan.

Duke u larguar nga drejtimi i kësaj lëvizjeje uroj që njerëz patriot dhe të pakorruptuar të vazhdojne Lëvizjen për reformimin e së djathtës shqiptare” shkruan Topalli.

Ish-kryetarja e PD-së qëndroi në drejtimin e partisë që themeloi vetëm 6 muaj, nga nëntori deri në prill për të hapur krahun pasi nuk arriti që të bëhej faktor.

Partia Lëvizja për Ndryshim nuk arriti të kalonte pragun në zgjedhjet parlamentare, duke marrë 7049 vota, ose 0.45% në rang vendi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë