Gjysmë milion vaksina në ditë. Premtimi i bujshëm i kryeministrit italian, Mario Draghi është bërë sot realitet. Të premten Italia vaksinoi 500,000 doza në ditë, duke premtuar të mbajë të njëjtin ritëm për të vaksinuar sa më parë popullsinë.
Ministri italian i Shëndetësisë Roberto Speranza dhe Zyrtari i Menaxhimit të Emergjencave të Përgjithshëm Francesco Filiuolo konfirmuan lajmin duke deklaruar se gjysmë milioni doza të vaksinës ishin administruar dje në vend.
Ministri italian shtoi se, në këtë normë, është vlerësuar se nga mesi i korrikut 60% e popullsisë së vendit duhet të jetë vaksinuar me dozën e parë dhe të dytë të Covid-19.
Roberto Speranza falenderoi burrat dhe gratë që punojnë në sistemin shëndetësor publik italian për ndërgjegjshmërinë dhe profesionalizmin e tyre, të cilat mundësojnë avancimin e fushatës së vaksinimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje