Bota

Italia 500 mijë vaksinime në ditë

Gjysmë milion vaksina në ditë. Premtimi i bujshëm i kryeministrit italian, Mario Draghi është bërë sot realitet. Të premten Italia vaksinoi 500,000 doza në ditë, duke premtuar të mbajë të njëjtin ritëm për të vaksinuar sa më parë popullsinë.

Ministri italian i Shëndetësisë Roberto Speranza dhe Zyrtari i Menaxhimit të Emergjencave të Përgjithshëm Francesco Filiuolo konfirmuan lajmin duke deklaruar se gjysmë milioni doza të vaksinës ishin administruar dje në vend.

Ministri italian shtoi se, në këtë normë, është vlerësuar se nga mesi i korrikut 60% e popullsisë së vendit duhet të jetë vaksinuar me dozën e parë dhe të dytë të Covid-19.

Roberto Speranza falenderoi burrat dhe gratë që punojnë në sistemin shëndetësor publik italian për ndërgjegjshmërinë dhe profesionalizmin e tyre, të cilat mundësojnë avancimin e fushatës së vaksinimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë